Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

29-vjetori i daljes publike të UÇK-së, Ukë Rugova tregon prapaskenat e varrimit të mësuesit Halit Geci

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
29-vjetori i daljes publike të UÇK-së, Ukë Rugova tregon prapaskenat e varrimit të mësuesit Halit Geci
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Me këtë rast, ai ka evokuar kujtimet nga ajo periudhë e rëndë për vendin, duke sjellë në vëmendje atmosferën e hidhur të kohës së varrimit të mësuesit Halit Geci, ceremoni kjo ku UÇK u shfaq publikisht për herë të parë. Rugova zbuloi se presidenti historik Ibrahim Rugova kishte dërguar sekretarin e atëhershëm të partisë, Fatmir Sejdiun, për të mbajë një fjalë rasti në këtë ngjarje solemne por tejet të dhimbshme. “Atë ditë si gjithë shqiptarët kishim një mërzi të madhe për represionin që po rritej çdo ditë, dhe e mbaj mend kur babai i ndjerë Ibrahim Rugova, që e dërgoi sekretarin e LDK-së të mbajë një fjalë rasti këtu që të mbajë një fjalë këtu në ceremoninë e varrimit”, është shprehur ai gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar