Kronikë
Zvicër: Përplasje zinxhirore në autostradë, 37 mjete përfshihen në aksident dhe 10 persona mbeten të lënduar
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qarkullimin rrugor në Zvicër, ku një aksident masiv në autostradën A1 ka lënë pas dhjetë të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale pas përfshirjes së 37 automjeteve.
Ngjarja ka regjistruar orët e para të mëngjesit, rreth orës 05:45, në drejtim të St. Gallenit, saktësisht në segmentin rrugor midis Baltenswil dhe Winterthur-Töss.
Zëdhënësi i Policisë së Kantonit të Cyrihut, Alexander Renner, ka konfirmuar zyrtarisht se bëhet fjalë për disa përplasje të njëkohëshme, në të cilat janë përfshirë gjithsej 23 vetura, 6 furgonë dhe 8 kamionë.
Si pasojë e këtyre përplasjeve zinxhirore, 10 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas autoriteteve shëndetësore, gjashtë prej tyre kanë marrë plagë të lehta, ndërsa katër të tjerë janë trajtuar për lëndime të shkallës së mesme.
Autoritetet kompetente ende nuk kanë dalë me një konkluzion zyrtar rreth shkaqeve të këtij incidenti, mirëpo kushtet e vështira atmosferike dimërore mbeten ndër pistat kryesore të dyshimit.
“Shumë automjete kanë ngecur në njëra-tjetrën”, ka deklaruar Renner, duke ilustruar përmasat e kaosit në rrugë.
Megjithëse dëshmitarët okularë kanë pohuar se asfalti ka qenë tejet i rrëshqitshëm gjatë orëve të mëngjesit, Policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë rrethanë.
Bllokimi i autostradës ka krijuar një situatë të rënduar në trafik, duke prodhuar një kolonë automjetesh që ka arritur deri në 9 kilometra gjatësi, ndërsa edhe akset alternative rrugore janë mbingarkuar nga fluksi.
Sipas Touring Club Switzerland (TCS), pjesa e prekur e këtij aksi rrugor do të qëndrojë e mbyllur për qarkullim deri në orën 13:00.
Ndërkohë, ekipet e shpëtimit dhe ato të emergjencës vijojnë operacionet në terren për largimin e mjeteve të dëmtuara dhe rikthimin e rrjedhshmërisë normale të trafikut.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: