Aktuale
Nju-Jorku zyrtarizon 28 Nëntorin si festë shqiptare, reagon kreu i kryeqytetit
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur vendimin historik të Këshillit të Qytetit të Nju-Jorkut për të shpallur zyrtarisht 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, e cila do të festohet çdo vit.
Sipas njoftimit të bërë nga i pari i kryeqytetit, rezoluta që i hap rrugë kësaj njohjeje zyrtare u votua dhe u miratua më 19 nëntor të këtij viti.
Në mesazhin e tij, Rama ka vënë në pah rolin e rëndësishëm dhe kontributin e çmuar të diasporës shqiptare në Nju-Jork, duke nënvizuar se ndër vite bashkatdhetarët tanë kanë përcjellë brez pas brezi zakonet, gjuhën amtare dhe ndjenjën e fortë të përkatësisë ndaj atdheut.
Duke folur nga Prishtina, ai u ka drejtuar një falënderim të sinqertë shqiptarëve që jetojnë në metropolin amerikan, duke vlerësuar se angazhimi dhe ndershmëria e tyre në punë u kanë dhënë atyre vendin e merituar dhe respektin e gjithë komunitetit vendas.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: