Aktuale
Skandali në Universitetin e Mitrovicës: Rektorja Nurten Deva zgjedh heshtjen për angazhimin e Xhemajl Veliqit me gradën master
Reklamë e Sponsorizuar
Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të jetë në qendër të polemikave për shkak të standardeve të dyfishta në menaxhimin e stafit akademik, ndërsa rektorja Nurten Deva po refuzon të japë llogari për rastin e diskutueshëm të Xhemajl Veliqit.
Sipas dokumenteve zyrtare të vetë institucionit të arsimit të lartë, Veliqi posedon gradën shkencore LL.M. (Master) në fushën e së drejtës penale dhe mban titullin akademik si asistent i rregullt, megjithatë mbetet e paqartë se mbi çfarë kriteresh dhe baze ligjore ai është angazhuar në detyra mësimdhënieje që tejkalojnë profilin e tij dhe ngrenë dyshime për ushtrimin e funksionit të profesorit.
Pavarësisht interesimit të gazetarëve dhe dërgimit të pyetjeve zyrtare për të kuptuar dinamikën e zbatimit të kritereve akademike në këtë rast, e para e universitetit ka preferuar të heshtë, duke mos ofruar asnjë sqarim publik.
Kjo qasje shpërfillëse e udhëheqjes së universitetit merr përmasa edhe më shqetësuese kur krahasohet me vendimet e kaluara të institucionit, ku raste të tjera, si ai i sekretarit të përgjithshëm i cili u pezullua për shkak të një aktakuze, janë trajtuar me standarde të ndryshme nga ato që po aplikohen ndaj personelit akademik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: