Sport
Skandali financiar në Angli, ish-mbrojtësi i Manchester Cityt shprthen në lot pas vendimit shokues
Reklamë e Sponsorizuar
Reagime të shumta kanë pasuar vendimin bujshëm ku Manchester City u shpall fajtor për 114 nga 115 shkeljet e rregullave financiare të Premier League, mes të cilëve ka spikatur ai i ish-futbollistit të njohur, Micah Richards.
E gjithë kjo situatë e ka lënë ish-mbrojtësin e “Qytetarëve”, i cili ka qenë pjesë e triumfit historik për titullin në vitin 2012, thellësisht të tronditur dhe të dëshpëruar nga zhvillimet e fundit.
“Unë jam lidhur me këtë klub që kur isha vetëm 14 vjeç. Do të jepja jetën për këtë fanellë. Pata fatin të realizoja ëndrrën time te Manchester City, ndërsa tani dëgjoj të tilla raporte. Është një goditje shkatërruese për mua”, u shpreh ai gjatë transmetimit të podcastit “The Rest is Football”.
Në anën tjetër, drejtuesit e Manchester Cityt vazhdojnë t'i hedhin poshtë akuzat e ngritura ndaj tyre, duke paralajmëruar një betejë ligjore përmes apelimit të vendimit. Megjithatë, nëse dënimi aktual mbetet në fuqi, skuadrës i kanosen masa tejet të ashpra disiplinore, të cilat mund të shkojnë nga zbritja e pikëve në tabelë e deri te përjashtimi përfundimtar nga elita e futbollit anglez, Premier League.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: