Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në

Redaksia Lajmetereja • 27-11-2026 06:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Shqipëria, e para në rajon për punësimin e të moshuarve, tre herë mbi BE-në
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe struktura e një ekonomie që gjeneron kryesisht vende pune me aftësi të ulëta po i mbajnë të moshuarit shqiptarë aktivë në tregun e punës shumë më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre në Europë në dhe Rajon. Të dhënat e referuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të lartë të pjesëmarrjes në tregun e punës në  grupmoshën mbi 65 vjeç në të gjithë rajonin, duke kaluar pragun e 25%, ose më shumë se trefishin e mesatares së Bashkimit Europian. Të dhënat që u analizuan nga FMN, tregojnë se gatishmëria e të moshuarve shqiptarë për të punuar është shumë e lartë se 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe mesatares se vendeve anëtarë të B-së. Pas Shqipërisë, në nivelin më të afërt renditet Serbia me rreth 10% pjesëmarrje të të moshuarve në tregun e punës, e ndjekur nga Mali i Zi me pak nën 8%, ndërsa mesatarja për Bashkimin Europian pozicionohet rreth nivelit 7%. Më poshtë mesatares europiane renditen Moldavia me rreth 6.5%–7%, Kosova me rreth 4%, Maqedonia e Veriut me pak mbi 3% dhe Bosnja e Hercegovina me rreth 3%. Ndërsa në vende si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina rritja e përfshirjes së punëtorëve të moshuar shihet si një mundësi për të zgjeruar krahun e punës për shkak të niveleve të ulëta aktuale, Shqipëria paraqet një profil krejt tjetër demografik në punësim. Paralelisht me shkallën e lartë të aktivitetit të të moshuarve, vendi përballet me sfida të mprehta në krahun tjetër të grupmoshave. Shqipëria, së bashku me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut renditet ndër vendet me përqindje të lartë të të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim dhe as në trajnim (grupi NEET) me mbi 20%. Ky tregues i lartë tek të rinjtë sjell humbje të konsiderueshme të kapitalit njerëzor dhe dobëson produktivitetin e përgjithshëm të ekonomisë. Fondi Monetar Ndërkombëtar vë në dukje se për të adresuar këto disbalanca strukturore dhe për të përmirësuar performancën e tregut të punës me kërkesat e anëtarësimit në BE axhendat e reformave duhet të fokusohen në lehtësimin e tranzicionit nga shkolla në punë dhe rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor. Psh Shqipëria duhet të zgjerojë programet e praktikave profesionale, të forcojë e bashkëpunimin mes sistemit arsimor dhe punëdhënësve dhe të ketë një orientim më të mirë në karrierë për të lëhtësuar hyrjen e të rinjëve në tregun e punës. Në të njëjtën kohë, përafrimi i ofertës me kërkesën për punë mbetet kritik për rritjen e produktivitetit dhe adresimin e mospërputhjes së aftësive. Kjo nënkupton forcimin e arsimit dhe formimit profesional , modernizimin e kurrikulave me fokus të fortë tek fushat STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë), si dhe zgjerimin e programeve të rikualifikimit dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke përfshirë punëtorët në fazat e mesme dhe të vona të karrierës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar