Sport
Tragjedi në Kuvajt: Dy teknikë italianë humbin jetën nga sulmi me dronë iranianë
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje e rëndë ka tronditur diplomacinë ndërkombëtare, pasi dy shtetas italianë kanë ndërruar jetë si pasojë e një sulmi të drejtpërdrejtë me dronë iranianë në Kuvajt. Objektivi i këtij sulmi ka qenë një instalim kyç i mbrojtjes ajrore të vendit.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Viktimat ishin teknikë të specializuar, të cilët ishin të angazhuar në detyrë pranë kompanisë së njohur të mbrojtjes, Rheinmetall Italia. Sipas informacioneve të bëra publike, dronët goditën një stacion zbulimi të mbrojtjes ajrore, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm që rezultoi fatal për dy shtetasit italianë.
Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit njoftoi se nga ky incident mbetën të plagosur fillimisht katër persona, mes të cilëve përveç dy italianëve, edhe një shtetas kuvajtian dhe një pakistanez. Pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve shëndetësore, dy teknikët italianë nuk arritën t’u mbijetonin plagëve të marra. Sipas të njëjtit burim, forcat ushtarake kishin tentuar të interceptonin dronët në hapësirën ajrore, por mbetjet e tyre pas rrëzimit shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe viktima në objektin e goditur. Deri në këto momente, Teherani nuk ka ofruar asnjë qëndrim zyrtar lidhur me këtë ngjarje.
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e cila mori lajmin gjatë punimeve të Këshillit Evropian, shprehu ngushëllimet e saj më të thella për familjarët e viktimave. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ajo theksoi se qeveria italiane qëndron pranë familjeve të prekura në këtë moment të vështirë.
Në të njëjtën linjë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dënoi ashpër sulmin, duke bërë thirrje për një shtim të presionit ndaj Iranit. Ajo theksoi se sulme të tilla ndaj fqinjëve dhe partnerëve në Gjirin Persik janë të papranueshme, duke nënvizuar se siguria në atë rajon është e ndërlidhur ngushtë me sigurinë globale të të gjithëve.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: