Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Natë historike për Egnatian: Rrogozhinasit regjistrojnë fitoren e parë në Europë

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 20:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Natë historike për Egnatian: Rrogozhinasit regjistrojnë fitoren e parë në Europë
Egnatia ka shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit, duke siguruar fitoren e parë në fazën e një kompeticioni europian. Nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede, kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin 2:1 ndaj kampionëve të Gjibraltarit, Lincoln Red Imps, në përballjen e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”. Ky sukses vjen pas një serie prej dy barazimesh dhe një humbjeje në Ligën e Konferencës. Ndeshja u karakterizua nga një dominim i qartë i skuadrës shqiptare, megjithëse pjesa e parë u mbyll pa gola. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 47-të, kur Albanese, pas një asisti fantastik nga Fernando Medeiros, dërgoi topin në rrjetë për t'i dhënë avantazhin vendasve. Skenari u bë dramatik në minutat e fundit. Lincoln Red Imps arriti të barazojë përkohësisht në minutën e 79-të përmes Flalhi Idrissit. Megjithatë, reagimi i Egnatias ishte i menjëhershëm, pasi vetëm dy minuta më vonë, në të 81-ën, ishte sërish Fernando Medeiros ai që shënoi golin vendimtar, duke i dhuruar tre pikët e “arta” skuadrës së tij. Pas këtij rezultati, Egnatia ngjitet në kuotën e 5 pikëve, duke mbajtur vendin e 17-të në renditje, ndërsa Lincoln Red Imps mbetet në vendin e 27-të me 3 pikë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar