Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Fiton 1 milion dollarë në lotari, por … arrestohet!

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 19:43
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Fiton 1 milion dollarë në lotari, por … arrestohet!
Një emigrant nga El Salvadori, Ariel Velasquez-Morales, i konsideruar si emigrant i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara, ka fituar 1 milion dollarë në lotarinë e shtetit të Masaçusetsit, por fati i tij i mirë është shndërruar në një arsye për arrestimin e tij, shkruan skytg24.it, raporton Atsh. Sipas një njoftimi të publikuar nga Agjencia Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE), Velasquez-Morales u arrestua më 24 nëntor nga zyra e agjencisë në Boston. “Me 24 nëntor, zyra e ICE në Boston arrestoi Ariel Velasquez-Morales, një emigrant të paligjshëm me origjinë nga El Salvadori, i cili kishte fituar 1 milion dollarë në lotarinë e Masaçusetsit”,thuhet në komunikatën e autoriteteve amerikane. Sipas mediave lokale, burri kishte shpenzuar vetëm 10 dollarë për të blerë biletën e lotarisë, e cila i siguroi çmimin e madh prej 1 milion dollarësh. Megjithatë, kjo fitore e papritur bëri që historia e tij të tërhiqte vëmendjen e autoriteteve të emigracionit. Sipas ICE, ndaj Velasquez-Morales ishte lëshuar që në vitin 2014 një urdhër dëbimi nga Shtetet e Bashkuara, i cili i ishte komunikuar zyrtarisht. Për këtë arsye, pavarësisht fitimit të konsiderueshëm në lotari, ai u vu në pranga nga autoritetet federale amerikane. Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane për shkak të rrethanave të pazakonta, ku një biletë lotarie prej 10 dollarësh, që i solli një fitim prej 1 milion dollarësh, përfundoi duke ekspozuar statusin e tij të emigracionit dhe duke çuar në arrestimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar