Aktuale
Xhirimet e Don Xhonit në Maqedoninë e Veriut ndezin debate të ashpra, reperi thyen heshtjen: Nuk kishte prapavijë provokuese
Reklamë e Sponsorizuar
Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, është vënë në qendër të një vorbulle polemikash në Maqedoninë e Veriut, pas realizimit të videoklipit të tij më të ri brenda një prej monumenteve më të rëndësishme të vendit.
Bëhet fjalë për hapësirën e monumentit historik “Makedonium” në qytetin e Krushevës, i cili gëzon statusin e trashëgimisë kulturore të mbrojtur me ligj, ku artisti ka xhiruar skena për këngën e tij të re, “Sexy Mama”.
Ky zhvillim ka shkaktuar një valë reagimesh të forta në opinionin publik fqinj, duke sjellë madje edhe dorëheqjen e drejtorit të Muzeut Historik të Krushevës, Miha Oxhaklieski, pas bujës së madhe që mori ngjarja.
Pas tensionit të krijuar dhe diskutimeve të shumta në rrjet, vetë artisti ka reaguar përmes një postimi sqarues për ndjekësit e tij, duke hedhur poshtë çdo pretendim për keqdashje apo prapavijë politike.
“Po e shoh qe “SEXY MAMA” koka bo debat i madh n’Maqedoni t’Veriut. Sa per sqarim: as une, as ekipi jem nuk kem pase asni qellim me provoku, me ofendu apo me ule vleren e asni vendi apo simboli”, ka shkruar reperi në reagimin e tij.
Ai ka shtuar se vendndodhja në fjalë ka qenë thjesht një zgjedhje logjistike e produksionit brenda kornizave të skenarit, duke mohuar çdo mesazh të fshehur apo tendencë jashtë artit.
“Ai lokacion u kanë thjesht pjese e skenarit edhe o zgjedh prej produksionit. Nuk ka pase asni mesazh t’msheft, asni tendence me provoku edhe asni qellim tjeter pertej artit”, u shpreh ai, duke vënë inatin e tij në peshën e suksesit në tregun rajonal.
Duke folur për ndikimin e tij në tregun mbarëkombëtar, Don Xhoni theksoi se reagimet e tepërta tregojnë vetëm fuqinë e madhe që ka emri i tij sot në mbarë Ballkanin.
“Unë e di shumë mirë sa peshë ka emri “DON XHON” sot n’Kosove, Shqipni, Maqedoni, … e n’krejt Ballkanin. Jam prej gjenerates ma t’re, po me ndikimin ma t’madh n’industri t’rajonit. Kur edhe ni lokacion n’videoklip mjafton me u bo lajm e debat, kjo veq tregon sa larg ka shku emri edhe muzika jem”, shtoi më tej ai.
Në mbyllje të mesazhit të tij, autori i hitit përsëriti se angazhimi i tij mbetet rreptësisht artistik dhe se nuk ka nevojë për skandale artificiale për të tërhequr vëmendjen e publikut.
“Unë boj muzike. Boj art. Boj filma t’shkurt permes videoklipeve t’mia. Asni tendencë. Asni provokim. Veq ni skenar, ni lokacion dhe ni projekt artistik. Nuk kom nevoje me kriju provokime per me marre vemendje. Trust me, vemendjen edhe ma shume se sa du e kom, no need for drama! DON XHONI”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: