Aktuale
Forcimi i lidhjeve me diasporën: Konsullata e Kosovës në Shtutgart viziton shkollën “Lingo Welt” në Singen
Reklamë e Sponsorizuar
Në vijim të agjendës së takimeve me komunitetin shqiptar në landin gjerman të Baden-Wurttembergut, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Shtutgart, Hamdi Bërbatovci, ka zhvilluar një vizitë pune në shkollën e gjuhëve “Lingo Welt”, e cila ndodhet në qytetin e Singenit.
Gjatë këtij aktiviteti, diplomati Bërbatovci ishte i shoqëruar nga kryetari i klubit AFC Rinia Singen, Egzon Imeri. Gjatë vizitës, ata u pritën nga përfaqësuesit e këtij institucioni arsimor, Ouida Mandija dhe Besar Dragovoja, me të cilët diskutuan mbi zhvillimet e fundit dhe sfidat e komunitetit.
Takimi shërbeu si një mundësi e mirë për Konsullin e Përgjithshëm që të njihet në detaje me veprimtarinë e shkollës, si dhe me përkushtimin e stafit në avancimin e proceseve edukative dhe kontributin e tyre të çmuar në fushën e arsimit për bashkatdhetarët tanë në Gjermani.
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, Konsullata e Përgjithshme theksoi se këto vizita te bashkatdhetarët, të cilët po lënë gjurmë të rëndësishme në sektorë të ndryshëm profesionalë, mbeten pjesë thelbësore e angazhimit të tyre për të konsoliduar bashkëpunimin dhe lidhjet institucionale ndërmjet shtetit dhe mërgatës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: