Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Botë

Trump i bën thirrje Putinit të ndalë agresionin ushtarak në Evropë

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Trump i bën thirrje Putinit të ndalë agresionin ushtarak në Evropë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërheqë agresionin ushtarak nga territoret në Evropë, me synimin që të krijohen kushtet për arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës. Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump bëri të ditur se kjo çështje ishte pjesë e bisedimeve që kishte zhvilluar me Putinin gjatë takimit në Kinë. Ai tha se gjatë diskutimeve i kishte shprehur presidentit rus dëshirën që agresioni ushtarak të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që të hapet rruga për një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit. “Gjatë bisedave të mia në Kinë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, kalova shumë kohë duke folur për faktin se do të doja ta shihja presidentin Putin të tërhiqte të gjithë agresionin ushtarak kundër territoreve në mbarë Evropën, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe kjo të ndodhë shpejt”, shkroi Trump. Presidenti amerikan theksoi se lufta po vazhdon të marrë mijëra jetë njerëzish çdo muaj, duke e cilësuar situatën si një “gjakderdhje të plotë”. Trump shprehu shpresën se përmes përfundimit të agresionit ushtarak do të krijohen kushtet për një marrëveshje mes dy vendeve, e cila do t’i jepte fund luftës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar