Aktuale
Presidentja Shiroka-Pula përfaqëson Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër, sonte darka me liderët rajonalë
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka udhëtuar për në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit, në kuadër të Iniciativës Brdo-Brijuni.
Samiti Brdo-Brijuni organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Natasha Pirc Musar dhe Zoran Milanoviq, ndërsa presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, është nikoqire e takimit në Ohër.
Në kuadër të samitit, Presidentja Shiroka Pula do të marrë pjesë sonte në darkën e përbashkët me liderët e rajonit.
Zyra e presidentes së Kosovës vlerësoi se IIniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin rajonal dhe t’i lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: