Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

​Kompania e Francës, fituese e ankandit të parë të energjisë me erë në Kosovë, ja sa do të jetë investimi

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​Kompania e Francës, fituese e ankandit të parë të energjisë me erë në Kosovë, ja sa do të jetë investimi
Kompania franceze AKUO Energy SAS shpallet fituese e ankandit të parë të energjisë nga era me kapacitet prej 98 MW. Ministria e Ekonomisë bëri të ditur se çmimi do të jetë j 75.94 euro për megavatorë (MËh), ndërsa çmimi fitues është 5.31% më i ulët se çmimi tavan prej 80.20 euro/MWh, i përcaktuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji. Realizimi i këtij projekti pritet të sjellë një investim prej rreth 150 milionë eurosh në sektorin e energjisë në Kosovë dhe, siç vlerëson ministria, shton kapacitetet vendore të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme, duke kontribuar në uljen e varësisë nga importi i energjisë elektrike, rritjen e sigurisë së furnizimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Në fazën e parë të këtij ankandi ishin kualifikuar tri kompani dhe konsorciume nga Franca, Turqia, Gjermania dhe Kosova. Ankandi i parë i energjisë nga era është zhvilluar me mbështetjen e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore dhe përkrahjen financiare nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), si dhe me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut përmes LuxDev – Luxembourg Development Cooperation Agency. Përmbyllja e suksesshme e ankandit të parë të erës, sipas Ministrisë së Ekonomisë, shënon një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e objektivave të Strategjisë së Energjisë 2022–2031 dhe dëshmon interesimin e investitorëve ndërkombëtarë për investime në sektorin e energjisë në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar