Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Debat me nota ironie në Kuvend: Albin Kurti i kthen përgjigje deputetit Eman Rrahmani

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 15:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debat me nota ironie në Kuvend: Albin Kurti i kthen përgjigje deputetit Eman Rrahmani
Një përplasje verbale me tonë ironike ka ndodhur mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, gjatë seancës plenare të mbajtur ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës. Debati nisi pasi shefi i ekzekutivit iu drejtua ligjvënësit Rrahmani, duke theksuar se ai po e rikthen në vëmendje të njëjtën temë përmes një formati tjetër. "Edhe një herë deputeti Rrahmani, të arriturat për arsim i gjeni në faqen 20 dhe 21 të kësaj përmbledhje të cilën e kam publikuar dje. Këtu ka shumë gjëra, por unë po e kuptoj, edhe njëherë po e riktheksoj që nuk e mirëkuptoj që ju e risillni edhe një variant tjetër të së njëjtës temë, gjithmonë seksi, gjinia, orientimi seksual, provoni ndoshta t’i mbani mëndet diku tjetër se mbase ndihmon", u shpreh kryeministri Kurti, deklaratë kjo që solli të qeshura në sallën e Kuvendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar