Sport
Perspektiva e BE-së/ Marta Kos paralajmëron se 2027 mund të jetë momente historike për Shqipërinë, ja kushtet dhe avantazhi kryesor
Reklamë e Sponsorizuar
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Tiranë, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar lart hapat e ndërmarrë nga Shqipëria drejt familjes evropiane, duke e cilësuar këtë si një ecuri tejet premtuese.
Ajo u ka bërë thirrje forcave politike dhe gjithë shoqërisë shqiptare që të lënë mënjanë debatet sterile dhe të bashkojnë forcat për realizimin e këtij objektivi strategjik, duke vënë në dukje se mbështetja masive e qytetarëve për anëtarësimin në BE përbën një epërsi të dorës së parë për vendin.
“Gjatë vitit të fundit, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vendi juaj i ka hapur të gjithë grupkapitujt e negociatave në vetëm 13 muaj. Katër kapituj janë mbyllur tashmë. Presim që deri në fund të këtij viti të mbyllet gati një e katërta e të gjithë kapitujve të negociatave”, u shpreh ndër të tjera zyrtarja e lartë e BE-së.
Kos theksoi se reformat e thella dhe ngritja e institucioneve të specializuara në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar përbëjnë themelin për të fituar besimin e shteteve anëtare. Sipas saj, ky besim u kurorëzua në muajin maj përmes miratimit të raportit të vlerësimit për sundimin e ligjit.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, ajo u shpreh se viti 2027 mund të shënojë kthesën e madhe për vendin, ndërsa përmendi edhe udhërrëfyesin e publikuar në fillim të muajit, të cilin e diskutoi me zotin Balla. Ajo paralajmëroi se dokumentet në letër nuk mjaftojnë, pasi fokusi tashmë do të jetë te zbatimi praktik i ligjeve.
Në këtë kuadër, zyrtarja e BE-së vuri inicon se rezultatet konkrete në goditjen e korrupsionit dhe krimit, si dhe përafrimi me standardet mjedisore të unionit, do të jenë provat e duhura për Shqipërinë, ku vëmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe llogaridhënies së zyrtarëve të lartë.
Ajo pranoi se ndërtimi i institucioneve transparente dhe funksionale nuk është një rrugë e lehtë dhe se çdo ndryshim i thellë has në rezistencë, gjë që kërkon domosdoshmërisht një vullnet të fortë politik nga të gjithë aktorët.
Në përmbyllje, Komisionerja Kos vuri theksin te fakti se Shqipëria gëzon nivelin më të lartë të mbështetjes qytetare ndër vendet kandidate për në BE, një fakt ky që sipas saj i jep udhëheqjes politike mandatin e duhur për të çuar përpara reformat, ndërsa vlerësoi rolin e rëndësishëm të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian si një hapësirë kyçe dialogu dhe mirëkuptimi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: