Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Vlerësim i lartë në Tiranë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari nderohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Vlerësim i lartë në Tiranë: Gjenerallejtënant Bashkim Jashari nderohet me medaljen “Nderi i Forcave të Armatosura”
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me medaljen e lartë “Nderi i Forcave të Armatosura”, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptar, Jashari është pritur me nderimet më të larta ushtarake nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji. Gjatë takimit bilateral mes dy krerëve ushtarakë, fokusi i bisedimeve ka qenë analiza e situatës aktuale të sigurisë në shkallë rajonale dhe më gjerë, si dhe mundësitë konkrete për zgjerimin e partneritetit strategjik në sektorin e mbrojtjes. Ndarakja e kësaj medaljeje për komandantin e FSK-së vjen si dëshmi e vlerësimit për kontributin e tij personal dhe për angazhimin e palodhur në ngritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet dy forcave ushtarake. Në fund të njoftimit theksohet se autoritetet ushtarake të të dyja vendeve mbeten të përkushtuara për ta intesifikuar edhe më shumë këtë bashkëpunim, me qëllim të adresimit më efikas të sfidave të përbashkëta të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar