Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Haradinaj shigjeton pushtetin: Hipokrizi me UÇK-së, veteranët u lanë jashtë pagës minimale

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haradinaj shigjeton pushtetin: Hipokrizi me UÇK-së, veteranët u lanë jashtë pagës minimale
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj Qeverisë dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke i etiketuar veprimet e tyre ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe veteranëve të luftës si hipokrizi të pastër. Reagimi i ashpër i deputetit opozitar erdhi pas transmetimit në foltoren e Kuvendit të videos historike të daljes së parë publike të UÇK-së. Haradinaj e ka quajtur këtë akt si paradoksal dhe një formë tallavaje patriotike, duke kujtuar se e njëjta mazhorancë, në bashkëpunim me Listën Serbe, ka lënë qëllimisht veteranët e luftës jashtë skemës së pagës minimale. “Edhe sot e pamë dhe e vërtetuam një tallava patriotike. Pra, në Kuvend u shfaq videoja e daljes publike të UÇK-së, nga ata që bashkë me Listën Serbe i kanë përjashtuar veteranët e UÇK-së nga paga minimale”, ka deklaruar ndër të tjera Haradinaj. Sipas ligjvënësit opozitar, kjo shtresë e shoqërisë po përballet me një gjendje të rëndë financiare, ndërsa pushteti po vazhdon të manipulojë opinionin publik përmes skenave që bien ndesh me realitetin e trajtimit që u bëhet atyre. “Pra, kuptoni pse po reagoj, edhe të dashur qytetarë të vendit, këta janë mashtrues. Pra, e shfaqin videon e daljes publike të UÇK-së, në të njëjtën kohë këta së bashku me Listën Serbe i kanë përjashtuar veteranët nga paga minimale dhe i kanë lënë në mjerim”, u shpreh ai gjatë fjalës së tij. Në mbyllje të reagimit, Haradinaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e asaj që ai e ka quajtur mashtrim dhe papërgjegjshmëri institucionale. “Le ta besojnë të gjithë, pra, këtë pafytyrësi edhe këtë mashtrim të tyre”, shtoi përfundimisht Haradinaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar