Politikë
Pushimet romantike në Evropë: Katy Perry dhe Justin Trudeau shfaqen bashkë, Emmanuel Macron bëhet pjesë e fotos
Reklamë e Sponsorizuar
Katy Perry ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një album fotografik nga turneu evropian që po kalon krah partnerit të saj, ish-kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. Megjithatë, një prej imazheve ka marrë vëmendje maksimale në internet, ku në sfondin e një selfie-je të çiftit shfaqet krejt papritur duke buzëqeshur presidenti francez, Emmanuel Macron. Postimi është publikuar këtë të mërkurë në platformën Instagram.
Artistja 42-vjeçare e ka shoqëruar galerinë e imazheve me diçiturën "debutimi evropian i flokëve të shkurtër", duke tërhequr vëmendjen edhe për stilimin e saj më të ri, i cili është pritur mjaft mirë nga ndjekësit.
Në fotografitë e publikuara pasqyrohen çaste relaksi në rrugicat piktoreske të Venecias, si dhe pjesëmarrja e tyre në një ngjarje zyrtare. Atje, këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan mini prej satini dhe dantelle në nuancë shampanjë, kombinuar me taka të bardha, ndërsa Trudeau u paraqit me një xhaketë smoking të bardhë dhe papion të zi.
Prania e papritur e kreut të shtetit francez ka nxitur reagime dhe batuta të shumta nga fansat, të cilët vunë në dukje me humor se Macron e kishte shndërruar foton e tyre romantike në një pamje treshe. Lidhja e ngushtë miqësore mes Trudeau dhe Macron daton prej vitesh, ndërkohë që itinerari i udhëtimit të çiftit ka përfshirë vende si Spanja, Italia dhe Franca.
Romanca mes Perry dhe Trudeau ka nisur në korrik të vitit 2025, kohë kur ata u takuan për herë të parë në Montreal gj42-vjeçarja ishte e fejuar më parë me aktorin Orlando Bloom, me të cilin ka një vajzë, kurse Trudeau ka qenë i martuar me Sophie Grégoire nga viti 2005 deri në vitin 2023.
Në një rrëfim të mëparshëm për revistën People, këngëtarja ka pranuar se këtë lidhje e kishte "manifestuar" më herët, duke e konsideruar hapur Justin Trudeaun si dashurinë e jetës së saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: