Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Nga Superliga greke në skenën europiane: Si mbrojtësi i Kombëtares detyroi fqinjët të ndryshojnë qasje

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nga Superliga greke në skenën europiane: Si mbrojtësi i Kombëtares detyroi fqinjët të ndryshojnë qasje
Nga emocionet e Superligës greke e deri te sfidat magjike të UEFA Champions League, Stavro Pilo është shndërruar në motorin e pandalshëm të AEK-ut të Athinës. Ky impakt i jashtëzakonshëm u kurorëzua muaj më parë me rinovimin e kontratës, një lëvizje e konfirmuar zyrtarisht nga vetë numri një i klubit, presidenti Marios Iliopoulos. Shtypi sportiv helen nuk i kursen elozhet për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili ka firmosur një marrëveshje të re afatgjatë që e mban të lidhur me klubin bardhezi deri në qershor të vitit 2030. Në ambientin sportiv grek ky vendim po vlerësohet si një lëvizje strategjike e duhur, pasi besimi i dhënë nga presidenti po shpërblehet çdo javë në fushë nga Pilo. Ai jo vetëm që përmbush me sukses detyrat defensive, por shpesh shfaqet i rrezikshëm duke u futur mes linjave dhe duke kontribuar në fazën sulmuese, madje duke lënë shenjë me gola vendimtarë. Ai ka trazuar rrjetën ndaj një gjiganti si Manchester City, ndërsa nuk fali as portën e Real Madridit, 15 herë kampionëve të Europës. Përballja e fundit e madhe ishte ajo kundër Comos, ku Pilo dhe portieri Thomas Strakosha u rreshtuan të dy nga minuta e parë si titullarë. Pavarësisht se skuadra greke u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertë, mbrojtësi kuqezi zhvilloi një paraqitje mjaft pozitive gjatë pjesës më të madhe të sfidës. Edhe vetë mediat në Greqi pranojnë hapur se në tregun e sotëm të transferimeve, profil i ngjashëm me të Pilos është thuajse i pamundur të gjendet në Europë. Në analizat e tyre theksohet se lojtarët cilësorë të krahut të majtë janë të rrallë, aq më tepër ata që plotësojnë standardet për të garuar në Ligën e Kampionëve dhe që ofrojnë njëkohësisht edhe aftësi të spikatura në sulm. Në qarqet sportive helene tashmë ka një bindje absolute se vlera e Stavro Pilos në treg është rritur ndjeshëm dhe klubi nuk ka ndërmend të bëjë lëshime për kartonin e tij. Shifrat flasin vetë dhe konfirmojnë këtë rritje marramendëse, duke e renditur atë si lojtarin e katër më të vlerësuar në Superligën e Greqisë, me një kuotë që kap shifrën e afërsisht 26.1 milionë eurove. Me këto parametra, është vetëm çështje kohe se kur gjigantët e futbollit europian do të trokasin në zyrat e AEK-ut. Qoftë në merkaton e janarit, apo më së largu gjatë verës së ardhshme, e sigurta është se Stavro Pilo po ecën me hapa të sigurt drejt statusit të njërit prej mbrojtësve më elitarë në kontinent, dhe jo vetëm. Përfundimi i analistëve në Greqi mbetet kuptimplotë: "Nëse Pilo vazhdon me këtë ritëm dhe këto paraqitje fantastike, do të jetë e pamundur që ai të mos përfundojë në shënjestrën e klubeve më të mëdha të huaja".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar