Politikë
Dita e Flamurit: Administrata publike në Kosovë do të pushojë të hënën
Reklamë e Sponsorizuar
Për shkak të festës së 28 Nëntorit, e hëna e 30 nëntorit 2026 do të jetë ditë pushimi për të gjithë punonjësit e administratës publike në Republikën e Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar nga Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.
“Ju njoftojmë se, me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, e hënë, 30 nëntor 2026, do të jetë ditë pushimi për administratën publike”, theksohet në komunikatën e këtij dikasteri.
Sipas kalendarit zyrtar të festave në Republikën e Kosovës, data 28 Nëntor gëzon statusin e Ditës Memoriale, ndërsa këtë vit kjo festë e rëndësishme kombëtare bie në ditën e shtunë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: