Sport
Traditat dhe shija e sofrës sonë: Fëmijët bëjnë fli në saç në kuadër të Javës Kulturore Shqipëri-Kosovë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij imazhe nga ngjarjet kulturore që po zhvillohen në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare Shqipëri–Kosovë, ku protagonistë kryesorë kanë qenë vogëlushët të angazhuar në artin e gatimit tradicional.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë ka shfaqur momente ku fëmijët përgatisin vetë bukën dhe piqen flinë tradicionale në saç, një dëshmi e gjallë e përpjekjeve për të përcjellë trashëgiminë kulturore tek brezat e rinj.
“Duart e vogla që mësojnë traditat e mëdha të sofrës sonë shqiptare. Në Javën Kulturore Kombëtare Shqipëri – Kosovë, fëmijët kanë gatuar bukën e kanë pjekur flinë në saç, duke zbuluar shijen e traditave tona të përbashkëta, që trashëgohen brez pas brezi,” ka shkruar Rama në mesazhin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: