Politikë
Përplasje në Kuvend: Ermal Sadiku i LDK-së akuzon Alban Bajramin e VV-së për votimin e anëtarit të Këshillit të Shkencës me shkollë të mesme
Reklamë e Sponsorizuar
Një debat i ashpër është zhvilluar mes deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, dhe atij të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Alban Bajrami, lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe emërimin e anëtarëve në Këshillin Kombëtar të Shkencës.
Gjatë diskutimit, deputeti Sadiku ia ka përmendur hapur Bajramit se ka ngritur dorën pro për një kandidat që posedon vetëm arsim të mesëm, duke e bërë pjesë të këtij dikasteri të rëndësishëm shkencor.
‘‘Zoti Bajrami, vetëm sa u kyçe në këtë temë: para tre minutave e ke votuar një person me shkollë të mesme për Këshill Kombëtar të Shkencës, e ke ngritur dorën. Do të thotë, unë jam i sigurt që ekziston një person në Kosovë, që ka punime shkencore, që është militant i VV-së, por që e ka fakultetin e kryer. Tash jam duke hulumtuar: i paska 14 provime të kryera prej 40 provimeve në FSHMN, jo në Harvard. Tash, unë nuk po dyshoj në profesionalizimin e tij në sferën e vet, po besoj që është mirë shumë, po besoj që është njeri i mirë dhe aktivist i mirë i Lëvizjes tuaj, por një 'bachelor' po besoj është dashur ta kryejë kur hyn në Këshill Kombëtar të Shkencës’’, u shpreh Sadiku gjatë fjalës së tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: