Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Debati për shëndetin e Jamal Musiala, Oliver Kahn: Ideja për uljen e pagës është absurde

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Debati për shëndetin e Jamal Musiala, Oliver Kahn: Ideja për uljen e pagës është absurde
Futbolli gjerman vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për shkak të gjendjes shëndetësore të Jamal Musiala. Mesfushori i Bayern Munich po përballet me probleme shëndetësore, pasi ka pësuar dy episode të të fikëti në fushën e blertë. Pas qëndrimeve të debateve të hapura nga drejtuesit e klubit bavarez, në lidhje me këtë çështje ka reaguar ashpër edhe ish-portieri dhe ish-drejtuesi i njohur, Oliver Kahn. “Pavarësisht se sa dramatike mund të duket situata, kjo sëmundje mund të trajtohet me sukses dhe jam i bindur se Jamal do tregojë forcë për ta përballuar. Kam besim të plotë se ai do të arrijë të rikthehet sërish në formën e tij më të mirë,” u shpreh Kahn. Ndërkohë, ai ka hedhur poshtë me forcë çdo aludim apo ide për reduktimin e pagës së futbollistit nëse gjendja e tij shëndetësore do të ndikonte në performancë. “Bëhet fjalë për një kontratë ekzistuese dhe të vlefshme, ndaj nuk ka vend për kritika apo dilema të tilla. T’i bësh presion një lojtari në një moment kaq delikat dhe t’i kërkosh publikisht, kinse në emër të ndërgjegjes, që të dorëzohet para një pjese të fitimeve të tij, është diçka krejtësisht absurde,” tha ish-legjenda e futbollit gjerman. Në përfundim, Kahn nënvizoi se tema të kësaj natyre duhet të diskutohen në mënyrë diskrete brenda zyrave të klubit dhe jo të shndërrohen në spektakl publik. Sipas tij, prioriteti absolut i Bayern Munich në këtë fazë duhet të jetë mbështetja e pakushtëzuar ndaj Musialas dhe shëndeti i tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar