Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Skena politike në Serbi pas 25 tetorit 2026: Qëndrimi ndaj Vojvodinës, Sanxhakut dhe Preshevës

Redaksia Lajmetereja • 26-11-2026 12:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skena politike në Serbi pas 25 tetorit 2026: Qëndrimi ndaj Vojvodinës, Sanxhakut dhe Preshevës
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 25 tetor 2026 e kanë vendosur skenën politike të Serbisë përballë sfidave të mëdha politike dhe diplomatike, sidomos sa i takon ecurisë së dialogut me Bashkimin Evropian, ruajtjes së raporteve me Rusinë dhe politikës së ekuilibrit mes Lindjes dhe Perëndimit. Me hyrjen e Listës Studentore në lojë, janë ngritur pikëpyetje të shumta rreth mundësisë së një kthese reformuese në Serbi, thellimit të luftës kundër korrupsionit, forcimit të sundimit të ligjit, garantimit të lirisë së mediave dhe pavarësisë së institucioneve. Të gjithë deputetët e komuniteteve etnike dhe autoktone, si hungarezët, shqiptarët, boshnjakët, bullgarët, romët dhe rumunët, duhet të koordinojnë veprimet e tyre duke nisur debate dhe duke ngritur kërkesa të përbashkëta. Ata gjithashtu duhet të këmbëngulin në ndryshimet kushtetuese dhe ligjore për sigurimin e vendeve të garantuara në Kuvendin Popullor për përfaqësuesit e tyre, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët. Ky bashkëpunim ndërmjet përfaqësuesve të pakicave duhet të vijojë përgjatë gjithë mandatit të përbërjes së re të Kuvendit të Serbisë. Falë forcës zgjedhore të siguruar, kjo listë do të udhëheqë të gjithë strukturën e Qeverisë, përfshirë komisionet e detyrueshme parlamentare dhe ato ad hoc, si dhe do të ketë në dorë drejtimin strategjik të Ushtrisë, Policisë, shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera kryesore shtetërore. Lista Studentore ka shansin që në postet kyçe drejtuese politike dhe institucionale të vendosë kuadro që i përkasin vetë kësaj liste. Duke pasur parasysh këtë realitet, deputetët e pakicave kombëtare duhet të bashkojnë forcat për të formuluar kërkesa të realizueshme, në mënyrë që në përbërjen e ja parlamentare t'u takojnë pozitat e nënkryetarit të Kuvendit Popullor të Serbisë, zëvendëskryeministrit të parë, nënkryetarit të Republikës, si dhe drejtimi i të paktën një ministrie të dedikuar për çështjet e pakicave. Gjithashtu, ata duhet të synojnë drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit, të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura, sigurimin e hapësirave radiofonike dhe një kanali të dedikuar për pakicat në Televizionin Publik të Serbisë (RTS). Po ashtu, kërkohet përfaqësim proporcional në të gjitha nivelet e funksioneve të larta në zinxhirin komandues të Ushtrisë, Policisë, Shërbimit Informativ, Prokurorisë, gjyqësorit dhe përfaqësive diplomatike. Përfaqësuesit jo-serbë në parlament duhet të veprojnë të bashkuar dhe të parashtrojnë pyetje parlamentare me shkrim përmes interpelancave, për të kërkuar sqarime, informacione zyrtare dhe llogaridhënie nga ministritë, kryeministri dhe presidenti i shtetit lidhur me përfaqësimin proporcional të pakicave kombëtare. Deputetët nga radhët e komuniteteve hungareze, shqiptare, boshnjake, bullgare, rome dhe rumune duhet të kërkojnë vazhdimisht ndryshime kushtetuese dhe ligjore për vendet e garantuara në Kuvendin Popullor për komunitetet e tyre kombëtare. Në këtë kuadër, aktualisht Serbia e njeh autonominë e Krahinës së Vojvodinës, por refuzon njohjen e referendumeve të Sanxhakut dhe të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar