Sport
UEFA 'i thur elozhe' Vedat Muriqit: Sulmuesi kosovar shkëlqen në fitoren e Fenerbahçes
Reklamë e Sponsorizuar
Vedat Muriqi ka qenë protagonist absolut në triumfin e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut në Londër, duke i siguruar skuadrës turke fitoren minimale prej 1:0.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës ka vulosur fatin e këtij takimi në minutën e 56-të, kur me një goditje precize gjeti rrugën e rrjetës, duke rezultuar golin e vetëm dhe vendimtar të ndeshjes.
Përveç golit, Muriqi ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare, duke dëshmuar formën e tij të lartë fizike dhe teknike deri në momentin e zëvendësimit të tij në minutën e 86-të.
Kjo paraqitje mbresëlënëse nuk ka kaluar pa u vënë re nga paneli i ekspertëve të UEFA-s, të cilët e kanë shpallur yllin kosovar si lojtarin më të mirë të ndeshjes.
Në vlerësimin e tyre, UEFA e ka përshkruar Muriqin si një lojtar të jashtëzakonshëm: “Një golashënues që tregoi saktësi klinike në finalizim. Ai shërbeu si pikë referimi në fazën ofensive dhe ishte faktori kyç që ndryshoi rrjedhën e lojës në favor të ekipit të tij”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: