Sport
Presidentja Shiroka Pula: Siguria e grave dhe vajzave është obligim kolektiv dhe prioritet shtetëror
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ministria e Drejtësisë për shënimin e fillimit të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Në fjalën e saj, e para e shtetit nënvizoi se dinjiteti, siguria dhe e drejta për jetë janë postulate të patjetërsueshme për çdo grua dhe vajzë, duke shtuar se asnjë individ nuk duhet të jetojë nën hijen e frikës nga dhuna.
Duke u ndalur te rasti tragjik i vrasjes së Arlinda Zekajt, Presidentja Shiroka Pula kërkoi reflektim të thellë institucional, duke potencuar se reagimi i shpejtë dhe mbrojtja efikase janë të domosdoshme për të parandaluar tragjedi të tilla. Ajo bëri thirrje për një angazhim të vazhdueshëm dhe një përgjegjësi të përbashkët të të gjithë akterëve shoqërorë e shtetërorë.
Në kuadër të këtyre përpjekjeve, Presidentja njoftoi themelimin e Këshillit Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave. Ky mekanizëm i ri synon të ndërtojë një platformë gjithëpërfshirëse bashkëpunimi ndërinstitucionale, ku do të përfshihen Kuvendi, Zyra e Kryeministrit, Avokati i Popullit, si dhe përfaqësues nga bota akademike, sektori privat dhe shoqëria civile.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: