Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Haaland: Kur nuk fiton gjithçka vihet në dyshim

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Haaland: Kur nuk fiton gjithçka vihet në dyshim
Erling Haaland ka pranuar se forma e dobët e Manchester City-t po ndikon te lojtarët, duke thënë: “Kur nuk fiton, vë gjithçka në dyshim“. Skuadra e “citizens” u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi nga Napoli në Champions League. Për më tepër, tashmë kanë kaluar 10 ndeshje pa e mbajtur portën të paprekur. Ekipi i Maresca, duket i cënueshëm përpara ndeshjes të së dielës kundër Arsenal. “Ndaj Napoli u përpoqëm të ushtronim presion, por nuk ia dolëm. Nuk është mjaftueshëm mirë. I lejuam të na rrezikonin shumë lehtë dhe nuk arritëm ta kontrollonim lojën apo të sulmonim ashtu siç dëshirojmë”, tha norvegjezi. Më tej, ai sqaroi: “Futbolli mund të jetë sa shumë i vështirë, aq edhe i lehtë. Kur fiton ndeshje, gjithçka është e thjeshtë dhe e di saktësisht çfarë duhet të bësh. Kur nuk fiton, fillon t’i vësh të gjitha në dyshim”. “Gjëja më e mirë do të ishte të mos mendosh fare, por është e vështirë në momente të tilla. Kemi shumë cilësi. Çështja është të nxjerrim atë cilësi nga çdo lojtar. Duhet të rigrupohemi, të qëndrojmë pozitivë dhe të sjellim energjinë e duhur në fushë”, tha Haaland. “Tani na pret ndeshja kundër kampionëve në Anglisë. Është ndeshja më e vështirë e sezonit. Na duhet një paraqitje e nivelit më të lartë“,përfundoi Haaland.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar