Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dior Paçarada, një tjetër “dardan” që po shkëlqen në Gjermani

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 14:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dior Paçarada, një tjetër “dardan” që po shkëlqen në Gjermani
Dior Paçarada është një nga futbollistët e shumtë shqiptarë që po bëjnë karrierë në Evropë. Mesfushori defansiv, i lindur në vitin 2008 shumë herët u dashurua me futboll, ndërsa tani synimet e tij janë të qarta. “Që nga mosha 4-vjeçare kam filluar të merrem me futboll. E kam nisur në klubin e qytetit ku jetoj, në TSV Detingen Erms. Në moshën 10 vjeçare kalova te KF VFL Pfullingen. Aty u rrita si futbollist dhe në grupmoshat U15, U16 dhe U17 isha kapiten. Në atë kohë pata edhe ftesën nga Federata e Futbollit të Kosovës për grumbullimin dy ditor në Gjermani, me grupmoshën U15”, shprehet Diori.Pas paraqitjeve fantastike me U 17 ai kaloi te KF SSV Reutlingen U18 skuadër me të cilën u shpall kampion për të kaluar te U19 Oberliga Baden-Württemberg. “Edhe aty patëm një sezon vjeshtor fantastik pas së cilit e siguruam titullin e kampionit dhe inkuadrimin në DFB-Nachwuchsliga U19 (Bundesliga U19) ku na pret një sfidë shumë më serioze”, ka shtuar Paçarada. Arritja deri në nivelin më të lartë të futbollit gjerman për U19 për Diorin është një arsye më tepër për të synuar kalimin te një skuadër e madhe gjermane dhe për të marrë ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës, që është edhe dëshira e tij më e madhe.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar