Politikë
Fushata kundër dhunës: Albulena Haxhiu mbledh gratë udhëheqëse për sigurinë dhe të drejtat gjinore
Reklamë e Sponsorizuar
Në kuadër të nisjes zyrtare të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka organizuar një tryezë diskutimi me deputete, asambleiste dhe aktiviste të shoqërisë civile.
Gjatë këtij takimi, sipas Haxhiut, është vënë theksi te detyrimet që u takojnë institucioneve si në qendër ashtu edhe në nivel lokal për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të grave dhe garantimin e një mjedisi të sigurt për to.
Kryeparlamentarja ka vlerësuar lart angazhimin e asambleisteve, duke veçuar rolin kyç që luajnë komunat në funksionimin e shërbimeve sociale, krijimin e sigurisë në hapësirat publike dhe dhënien e mbështetjes së nevojshme për viktimat e dhunës.
Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur punën për hartimin e Agjendës Parlamentare për Çështje të Grave dhe Barazi Gjinore 2027–2030, proces ky që po realizohet përmes takimeve konsultative me organizatat e grave në të shtatë rajonet e vendit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: