Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përpjekjet e Kosovës kundër terrorizmit në fokus të konferencës ndërkombëtare në Tokio

Redaksia Lajmetereja • 25-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përpjekjet e Kosovës kundër terrorizmit në fokus të konferencës ndërkombëtare në Tokio
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF), i cili u organizua në kryeqytetin e Japonisë, Tokio. Duke marrë fjalën si anëtar i Bordit të GCERF-it, Sveçla u ndal te sfidat aktuale dhe përpjekjet kolektive në drejtim të parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimit të terrorizmit. Përmes një adresimi publik, ai bëri të ditur se ka ndarë me të pranishmit sukseset dhe arritjet e institucioneve të Kosovës në këtë drejtim. Ai veçoi rritjen e kapaciteteve të sigurisë, ngritjen e arkitekturës institucionale sipas standardeve evropiane, si dhe konsolidimin e mekanizmave parandalues. Gjatë fjalës së tij, ministri Sveçla nënvizoi gjithashtu se Republika e Kosovës tashmë përfaqëson një model referimi si për rajonin ashtu edhe më gjerë sa i përket menaxhimit të suksesshëm të proceseve që lidhen me riatdhesimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e qytetarëve të saj të kthyer nga zonat e ndryshme të luftës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar