Politikë
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, Kurti paralajmëron qëndrimin zyrtar brenda kësaj jave
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, është prononcuar lidhur me mungesën e procedimit të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediave, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se qeveria pritet të dalë me një qëndrim zyrtar drejtuar Kuvendit brenda kësaj jave.
“Kemi një iniciativë ligjore nga PDK, kjo është çështje e Kuvendit që i është drejtuar Zyrës ligjore për opinion në Kryeministri. Tash zyra ligjore në Kryeministri, ka kërkuar mendim nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu edhe nga Departamenti për Buxhet nga Ministria e Financave. Kjo është procedura e rregullt. Prej informacioneve, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, si nga… Ministria e Drejtësisë ashtu edhe e Financave, dhe menjëherë do të ia japim përgjigjen Kuvendit”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: