Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, Kurti paralajmëron qëndrimin zyrtar brenda kësaj jave

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë një konference për media, është prononcuar lidhur me mungesën e procedimit të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Duke iu drejtuar përfaqësuesve të mediave, kreu i ekzekutivit bëri të ditur se qeveria pritet të dalë me një qëndrim zyrtar drejtuar Kuvendit brenda kësaj jave. “Kemi një iniciativë ligjore nga PDK, kjo është çështje e Kuvendit që i është drejtuar Zyrës ligjore për opinion në Kryeministri. Tash zyra ligjore në Kryeministri, ka kërkuar mendim nga Zyra Ligjore e Ministrisë së Drejtësisë. Gjithashtu edhe nga Departamenti për Buxhet nga Ministria e Financave. Kjo është procedura e rregullt. Prej informacioneve, brenda kësaj jave do ta kemi përgjigjen, si nga… Ministria e Drejtësisë ashtu edhe e Financave, dhe menjëherë do të ia japim përgjigjen Kuvendit”, u shpreh Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar