Politikë
Vitia takohet me ambasadorin slloven, diskutojnë investimet, reformat dhe digjitalizimin e shëndetësisë
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në sektorin e shëndetësisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në takim është diskutuar për prioritetet e ministrisë, me theks të veçantë te investimet, reforma e sistemit shëndetësor dhe digjitalizimi i shërbimeve shëndetësore.
Vëmendje e veçantë sipas Ministrisë i është kushtuar edhe bashkëpunimit për ofrimin e kujdesit shëndetësor në raste fatkeqësish, si dhe shkëmbimit të përvojave profesionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: