Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt: Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sveçla pas arrestimit të katër të dyshuarve për vrasjen e Arlinda Zekajt: Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas arrestimit të katër të dyshuarve të tjerë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt, duke kërkuar që hetimet të vazhdojnë në të gjitha dimensionet deri në zbardhjen e plotë të rastit. Përmes një postimi, Sveçla ka thënë se duhet të vihen para drejtësisë jo vetëm kryesit e krimit, por edhe të gjithë ata që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e tij. Ai ka theksuar se vrasja e grave nuk mund të ketë asnjë justifikim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj. Duke iu referuar edhe dënimit me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, Sveçla ka kërkuar hetimin e secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, por nuk ka vepruar për ta mbrojtur. “Asnjë përgjegjësi nuk duhet të mbetet pa u hetuar dhe asnjë shkelje pa u trajtuar sipas ligjit”, ka shkruar Sveçla, transmeton Bota sot.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar