Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Napoli dhe Barcelona në garë për lojtarin Joao Felix

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Napoli dhe Barcelona në garë për lojtarin Joao Felix
Gjiganti italian Napoli i është bashkuar Barcelonës në garën për transferimin e sulmuesit portugez Joao Felix nga Al-Nassr gjatë afatit kalimtar të verës. Barcelona ka shfaqur interesim për rikthimin e futbollistit portugez, sidomos duke pasur parasysh se kontrata e tij aktuale me klubin saudit përfundon në fund të këtij sezoni. Megjithatë, katalunasit tashmë kanë konkurrencë serioze. Sipas gazetës britanike “Daily Sports”, e cila i referohet mediumit italian “Corriere dello Sport”, Napoli është shumë i interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit. Al-Nassr nuk do ta kundërshtonte largimin e João Félixit, por për kartonin e tij kërkon 45 milionë euro. Kjo shumë konsiderohet mjaft e lartë për klubin italian. Felix e njeh tashmë futbollin italian, pasi në pjesën e dytë të sezonit 2024/25 ishte pjesë e Milanit, ku në 21 paraqitje realizoi tri gola dhe regjistroi një asistim. Përveç Napolit dhe Barcelonës, interesim për portugezin kanë shfaqur edhe disa klube të Premier League, përfshirë Tottenhamin dhe Chelsean.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar