Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Katër arrestime për vr*sjen e Arlinda Zekajt, Sveçla: Mirëpres çdo hetim që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Katër arrestime për vr*sjen e Arlinda Zekajt, Sveçla: Mirëpres çdo hetim që ndihmon në zbardhjen e plotë të rastit
Sot janë arrestuar edhe katër të dyshuar të përfshirë në vrasjen e Arlinda Zekajt, në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme në një postim në Facebook, duke kërkuar vazhdimin e hetimeve deri në zbardhjen e plotë të rastit. Ministri ka theksuar se duhet të hetohen jo vetëm kryesit e krimit, por edhe të gjithë ata që mund të kenë kontribuar apo lehtësuar kryerjen e tij. Ai ka deklaruar se mbështet çdo hetim dhe veprim institucional që ndihmon në zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës. Duke folur për vrasjen e grave, ministri ka thënë se këto krime nuk kanë asnjë justifikim dhe se autorët duhet të marrin dënimin maksimal të paraparë me ligj.  Sveçla ka përmendur edhe dënimin me burgim të përjetshëm, të konfirmuar dje ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt duke e quajtur atë dëshmi e rëndësisë së ndëshkimit të merituar për krime të tilla . “Mbetem në mbështetje të plotë të institucioneve tona në zbardhjen e çdo rrethane dhe në vënien para përgjegjësisë të secilit që ka pasur dijeni për rrezikun me të cilin përballej Arlinda, përfshirë edhe ata që, përballë kërkesës së saj për të jetuar e sigurt, madje edhe në pronën e saj, kanë zgjedhur të qëndrojnë spektatorë në vend se të veprojnë për mbrojtjen e jetës së saj”, është shprehur Sveçla.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar