Aktuale
Bashkim Jashari takon komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, diskutojnë bashkëpunimin ushtarak
Reklamë e Sponsorizuar
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneralmajor Ferdinant Dimo.
Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit të dy gjeneralët kanë riafirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve ushtarake.
Në fokus të diskutimit ishte bashkëpunimi në fushën e arsimimit dhe edukimit ushtarak, shkëmbimi i përvojave profesionale, si dhe mundësitë për zgjerimin dhe avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.
Jashari ka vlerësuar rëndësinë e bashkërendimit të aktiviteteve në fushën e edukimit dhe trajnimit ushtarak, si dhe të shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të njohurive dhe aftësive profesionale të personelit ushtarak, transmeton Bota sot.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: