Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

E mitura amerikano-shqiptare e humbur prej një jave! 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
E mitura amerikano-shqiptare e humbur prej një jave! 13-vjeçarja u gjet në Tiranë, dyshohet se është abuzuar s*ksualisht në disa qytete
Një vajzë 13 vjeçare amerikano-shqiptare, me origjinë nga Shkodra prej një jave ishte larguar duke mos u kthyer në shtëpi. Menjëherë forcat e policisë të Shkodrës por edhe të drejtorive të tjera vendore nisën kërkimet për 13 vjeçaren sëbashku me prokurorinë dhe asistencën e forcave të sigurisë të Ambasadës Amerikane. Pas disa ditë kërkimesh 13 vjeçarja u gjet në Tiranë në një gjendje të rënduar psikologjike. Vajza e mitur pas ekzaminimeve mjekësore por edhe vetë dëshmisë së saj dhe provave të mbledhura nga policia e shtetit, rezulton se ajo është abuzuar seksualisht nga të rritur në disa qytete të Shqipërisë. Deri më tani janë arrestuar të paktën 4 shtetas ndërsa janë në kërkim edhe disa të tjerë të cilët dyshohet se kanë abuzuar me 13 vjeçaren. Në disa prej rasteve ka dyshime të forta se e mitura abuzuesit i kanë dhënë para asaj kundrejt marrëdhënies intime. E mitura u përcoll si çdo ditë nga nëna e saj në një prej shkollave private ku mësonte prej afro 4 vitesh në Shkodër që pas kthimit nga Amerika ku kishin jetuar më përpara. Atë mëngjes, rreth 2 javë më parë, 13 vjeçarja, gjeti mundësinë që të largohet nga shkolla duke mos u futur fare në mësim. Ajo doli nga koridori i shkollës dhe udhëtoi me autobus drejt Tiranës. Sipas verifikimeve të grupit hetimor, e mitura ka shkuar në disa qytete të Shqipërisë. Fillimisht në Fier, më pas edhe në Gjirokastër, Vlorë, Durrës, Burrel dhe në fund u rikthye në Tiranë. Në gjithë këto qytete e mitura dyshohet se është abuzuar nga persona të ndryshëm ku një pjesë janë arrestuar ndërsa të tjerë janë në kërkim. Nga hetimet 13 vjeçarja ka lëvizur e vetme herë me autobus dhe herë me taksi. Në gjithë këtë histori, të paktën deri më tani sipas hetimeve ajo nuk shoqërohej nga askush dhe të gjitha veprimet e saj nuk rezultojnë se kanë qenë të detyruara nga ndonjë person për ta shfrytëzuar. Abuzuesit e kanë njohur rastësisht duke kryer marrëdhënie intime me të. 13 vjeçarja për momentin ndodhet në një qendër sociale institucionale në Tiranë në gjendje të rëndë psikologjike nën kujdesin e psikologëve, mjekëve, punonjësve social ndërsa rasti po ndiqet nga policia e shtetit, prokuroria dhe ambasada amerikane. Babai i 13 vjeçares është një person i dënuar me burg ndërsa e mitura jetonte me nënën. Edhe më përpara kishte ikur nga shtëpia por për 2-3 orë dhe ishte rikthyer ndërsa këtë radhë ndërmori këto veprime të rënda. Sipas burimeve vajza në fjalë dyshohet se ka marrë disa bizhuteri ari në shtëpi dhe i ka shitur dhe me ato para ka lëvizur dhe jetuar në qytetet e ndryshme ku ka shkuar, përveç parave që dyshohet se ka përfituar më pas nga disa prej personave të arrestuar dhe në kërkim. Janë të paqarta arsyet e largimit drejt disa qyteteve të Shqipërisë të të miturës nga Shkodra dhe po ashtu arsyet që e çuan drejt kryerjes së marrëdhënieve intime me abuzuesit. Ajo ka lindur në SHBA nga dy prindër shqiptar të cilët prej disa vitesh jetojnë në Shkodër. Policia e Shtetit vijon hetimet intensive për të arrestuar të gjithë shtetasit që kanë abuzuar me 13 vjeçaren ndërsa mendohet se janë 7 ose më shumë persona. Grupi hetimor po punon për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje shokuese. Ky është një prej rasteve më të rënda sa i përket të miturve me të cilat policia e shtetit, prokuroria e Shkodrës dhe Ministria e Arsimit është përballur vitet e fundit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar