Sport
Flick para ndeshjes me Sabahun: Ne jemi Barcelona
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Sabahut që luhet nesër në orën 18.45.
Takimi do të zhvillohet në Baku, kryeqytetin e Azerbajxhanit, shkruan media spanjolle “Marca”
“Kemi folur për Sabahun dhe mund të them se luan shumë mirë. Mund të ishte një skuadër e La Ligës, pasi ka filozofinë e njëjtë të futbollit spanjoll. Di të luajë futboll.
Për ne është e rëndësishme të paraqitemi me qasjen dhe mentalitetin e duhur“,tha Flick.
Për motivimin ndaj Sabahut?
“Nuk mendoj se ne kemi nevojë për motivim shtesë. Ne jemi Barcelona dhe e dimë se këto janë ndeshje të rëndësishme, ku në lojë janë tri pikë.
Sabahu po luan për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe për ta është kënaqësi të përballen me skuadra si Barcelona apo Manchester United. Ata do të jenë 100 për qind të motivuar. Ne duhet të kemi të njëjtin mentalitet“,deklaroi Flick.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: