Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Ernest Muçi, në qendër të vëmendjes

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 16:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ernest Muçi, në qendër të vëmendjes
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Ernest Muçi është në qendër të vëmendjes sa i përket merkatos. Sezoni i mirë që ka nisur me klubin e Trabzonsporit ka bërë që shumë ekipe nga kampionatet kryesorë të Europës si Seria A apo Premier Liga të shfaqin interes për 25-vjeçarin. Interes të cilin nuk e mohon as presidenti i klubit Ertugrul Dogan, i cili ka pranuar se për disa lojtarë të Trabzonsporit ka pasur interesim. Mediat turke janë të bindura që i referohet Muçit. Megjithatë skuadra e Trabzonsporit është e qetë sepse Muçi ka kontratë deri në vitin 2029, pasi në verë u ble zyrtarisht nga Beshiktashi. Në këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje në Turqi, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Performancat e tij po ndihmojnë skuadrën për të luftuar për titullin kampion, pasi pas 12 javësh të luajtura ndodhen në vendin e dytë me 28 pikë, vetëm 3 më pak sesa Gallatasaraji. Edhe me Kombëtaren ishte protagonist në Ligën e Kombeve, ku arriti të realizonte 2 gola në fitoret kundër Bjellorusisë dhe Finlandës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar