Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Olise, ëndrra e pamundur e Perezit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Olise, ëndrra e pamundur e Perezit
Michael Olise vazhdon të jetë një nga dëshirat e mëdha të presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, për përforcimin e skuadrës madrilene, por transferimi i tij nga Bayern Munichu po konsiderohet shumë i vështirë. Sipas “Fichajes”, drejtuesit e Real Madridit vazhdojnë ta përcjellin nga afër situatën e anësorit francez, por nuk kanë ndërmend të nisin negociatat përderisa klubi gjerman nuk ndryshon qëndrimin e tij rreth shitjes së futbollistit. Në fakt, Bayern Munichu ka si prioritet vazhdimin e kontratës së Olises, e cila aktualisht është e vlefshme deri më 30 qershor 2029. Klubi bavarez po përgatit një ofertë të re financiare, përmes së cilës synon ta bëjë francezin futbollistin e dytë më të paguar në skuadër, menjëherë pas sulmuesit anglez Harry Kane. Paraqitjet e tij kanë qenë vendimtare për këtë vendim. Gjatë sezonit të kaluar, Olise realizoi 15 gola dhe dhuroi 19 asistime në 32 ndeshje të Bundesligës, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Vincent Kompany. Edhe në edicionin aktual, 24-vjeçari po vazhdon me ritëm të lartë, me gjashtë gola dhe tri asistime në dhjetë ndeshje kampionale, si dhe dy gola e një asistim në tri paraqitje në Ligën e Kampionëve. Vlera e tij në tregun e transferimeve, sipas Transfermarkt, ka arritur në 180 milionë euro, çka e bën një prej futbollistëve më të vlefshëm në futbollin gjerman. Një tjetër pengesë për Real Madridin është fakti se kontrata e Olises nuk përmban klauzolë lirimi. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Bayernit, Max Eberl, duke bërë të qartë se çdo largim i mundshëm varet nga gatishmëria e klubit për të negociuar. Madje, presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, ka pranuar se ka zhvilluar bisedime me Florentino Perezin rreth të ardhmes së futbollistit francez, por qëndrimi i klubit gjerman mbetet i qartë: Olise nuk është në shitje. Ndërkohë, Real Madridi po shqyrton edhe alternativa të tjera për repartin ofensiv. Në mesin e emrave që po monitorohen është edhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland, i cili aktualisht është pjesë e Manchester Cityt. Për momentin, transferimi i Olises në “Santiago Bernabeu” mbetet një objektiv shumë i vështirë, ndërsa vera e vitit 2027 mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar