Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Marcao, rikthehet në stërvitje me Sevillën pas një muaji e gjysmë mungesë

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Marcao, rikthehet në stërvitje me Sevillën pas një muaji e gjysmë mungesë
Sevilla është rikthyer këtë të martë në stërvitje në qendrën e saj sportive, pas barazimit të së shtunës në derbin e qytetit. Skuadra e drejtuar nga Luis Garcia Plaza ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, ku do të udhëtojë drejt San Sebastianit për t’u përballur me Real Sociedadin në stadiumin Anoeta. Risia kryesore e seancës stërvitore ishte rikthimi i Marcaos në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës. Mbrojtësi brazilian ishte rikthyer në fushë në fillim të tetorit, për të luajtur në kuadër të trofeut “XV Antonio Puerta” kundër Aston Villas. Megjithatë, para se të mbusheshin 30 minuta lojë, ai u detyrua të largohej për shkak të një dëmtimi. Që prej atij momenti, Marcao kishte qëndruar jashtë stërvitjeve me grupin. Ndeshja e fundit zyrtare e mbrojtësit daton më 20 dhjetor 2025, kundër Real Madridit në Santiago “Bernabeu”, ku ai u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë. Sipas mediumit spanjoll “Marca”, me rikthimin e Marcao-s, trajneri Luis Garcia Plaza tashmë ka në dispozicion të gjithë qendërmbrojtësit e skuadrës: Andrés Castrín, Kike Salas, Arouna Sangante dhe Fabio Cardoso, si dhe Iker Munoz, një prej lojtarëve të ekipit të parë që vjen nga skuadra rezervë. Rikthimi i brazilianit vjen në një moment të rëndësishëm për Sevillën, duke pasur parasysh dëmtimet e rënda të Carmonas dhe Alfonit, si dhe ndeshjet e ardhshme në Kupën e Mbretit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar