Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Davide Ancelotti paralajmëron Lillen para Bayernit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Davide Ancelotti paralajmëron Lillen para Bayernit
Trajneri i Lille, Davide Ancelotti, rikthehet te kujtimet e periudhës së tij te Bayern Munih, ku punoi përkrah emrave të mëdhenj të futbollit. Në prag të përballjes me bavarezët në Champions League, italiani paralajmëron skuadrën e tij për forcën dhe identitetin e qartë të kundërshtarit. Davide Ancelotti do të përballet të mërkurën me një skuadër që e njeh mirë. Trajneri i Lille ka punuar më parë te Bayern Munih si ndihmës i babait të tij, Carlo Ancelotti, dhe e konsideron atë periudhë një nga etapat më të rëndësishme të formimit të tij profesional. Gjatë qëndrimit në Mynih, ai pati mundësinë të bashkëpunonte dhe të shkëmbente ide me futbollistë të nivelit të lartë, si Philipp Lahm, Xabi Alonso dhe Thiago Alcântara. “Të jesh pranë një ambienti të nivelit kaq të lartë, të punosh me lojtarë me përvojë dhe cilësi të jashtëzakonshme, është diçka që të ndihmon shumë. Aty kupton kërkesat e futbollit të nivelit më të lartë, organizimin dhe rëndësinë e vlerave njerëzore”, ushpreh Ancelotti. Italiani tregoi se kalimi në rolin e ndihmëstrajnerit te Bayern erdhi pas një rrugëtimi të gjatë në përgatitjen profesionale. Pasi kishte punuar në fushën e përgatitjes fizike te Paris Saint-Germain dhe Real Madrid, një largim i papritur i një prej ndihmëstrajnerëve në janar i hapi rrugën për të marrë një përgjegjësi të rëndësishme në Munih. “Nuk ndodhi brenda natës. Ishte një rrugëtim. Në atë periudhë, një ndihmëstrajner u largua në janar për të shkuar në Premier League dhe pozicioni mbeti vakant. Kështu mora unë atë detyrë”,kujtoi ai. Ancelotti pranoi se përgjegjësia ishte e madhe për moshën që kishte, por besimi që iu dha nga klubi e ndihmoi të përparonte më shpejt. Paralajmërimi për Bayern: Identiteti i skuadrës nuk ndryshon Sipas mediumit “Goal”, pavarësisht mungesave të shumta që po përballon Bayern Munih, Davide Ancelotti nuk mendon se kjo është një mundësi ideale për Lille. Harry Kane, Michael Olise, Alphonso Davies, Serge Gnabry, Luis Diaz dhe Ismael Saibari janë mes futbollistëve që mungojnë ose kanë probleme fizike. Megjithatë, trajneri i Lille thekson se bavarezët mbeten një kundërshtar tepër i rrezikshëm. “Është e rrezikshme të flasësh në këtë mënyrë, sepse ata që do të zbresin në fushë janë përsëri lojtarë të Bayern Munihut. Identiteti i kësaj skuadre është shumë i qartë dhe nuk do të ndryshojë, pavarësisht se kush luan”, deklaroi italiani. Ai pati fjalë të veçanta edhe për mbrojtësin Dayot Upamecano, të cilin e konsideron një nga qendërmbrojtësit më të mirë të futbollit modern. Davide Ancelotti, i emëruar në krye të Lille në qershor të vitit 2026, e di se përballja me Bayern ka rëndësi të veçantë për objektivat evropiane të skuadrës së tij. Pas humbjes 1:0 ndaj Lyonit dhe barazimit pa gola kundër Bodø/Glimt, skuadra franceze kërkon një rezultat pozitiv në Champions League. “Ne po e përgatisim këtë ndeshje njësoj si çdo takim tjetër të Champions League. Mund ta quani një finale, ashtu siç kanë qenë edhe ndeshjet e tjera që kemi luajtur deri tani”, përfundoi Ancelotti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar