Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Skandali financiar i Manchester Cityt: Roy Keane shpërthen me deklaratën e fortë për medaljet, ndryshe mendon Rooney

Redaksia Lajmetereja • 30-09-2026 10:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Skandali financiar i Manchester Cityt: Roy Keane shpërthen me deklaratën e fortë për medaljet, ndryshe mendon Rooney
Futbolli anglez po tronditet nga skandali i madh financiar, ku Manchester City është shpallur fajtor për shkelje të rënda të rregullave të Premier League. Reagimet rreth kësaj çështjeje kanë qenë të ashpra, ndërsa ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ka lëshuar një deklaratë shumë të fortë. Ai u shpreh se, nëse do të ishte pjesë e skuadrës së Cityt, nuk do t'i mbante trofetë e fituara. "Po të isha lojtar, 100 për qind do t’i hidhja ato medalje në kosh. Sigurisht që do ta bëja, sepse kjo është mashtrim", deklaroi ai pa hezitim. Nga ana tjetër, një qasje krejtësisht ndryshe ka pasur ish-sulmuesi Wayne Rooney, dikur bashkëlojtar i Keane te Manchester United. Ai ka kompromentuar mundësinë që klubi i tij i dikurshëm të trashëgojë titujt në tavolinë, siç ishte rasti i sezonit 2011/12 kur United u rendit i dyti pas Cityt. "Sinqerisht, nuk do të ndihesha rehat të pranoja një tjetër medalje të Premier League, sepse mendoj se nuk e merituam. Atë sezon nuk bëmë mjaftueshëm për ta fituar ligën", u shpreh Rooney.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar