Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Rasti i veçantë i Real Madridit

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 14:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Rasti i veçantë i Real Madridit
Parashikimi i superkompjuterit të Opta-s për Champions League sjell një paradoks: Real Madridi konsiderohet një nga skuadrat më të sigurta për të dominuar fazën e ligës, por nuk bën pjesë në pesë favoritët kryesorë për fitimin e trofeut. PSG dhe Real Madridi kryesojnë aktualisht me nga 12 pikë dhe vetëm fitore. Megjithatë, sipas simulimit, favoriti kryesor për triumfin është Arsenali, me 21.05% mundësi. Pas tij renditen Bayern Munich (16.62%), PSG (13.26%) dhe Barcelona (11.36%). Rasti i veçantë i Real Madridit – Modeli parashikon që madrilenët ta mbyllin fazën e ligës me 19.86 pikë, më shumë se çdo skuadër tjetër. Gjithashtu, iu jep 99.06% mundësi për të kaluar në fazën e 1/8-ave dhe 96.55% për të përfunduar në tetë vendet e para. Megjithatë, në garën për trofeun, Reali zbret në vendin e gjashtë, me vetëm 8.61% mundësi për të fituar Champions-in. Barcelona renditet e katërta në parashikimin përfundimtar të fazës së ligës dhe ka 11.36% mundësi për trofeun. Atletico Madridi, aktualisht në vendin e 23-të me 4 pikë, parashikohet të ngjitet në vendin e 13-të, por ka vetëm 0.87% mundësi për triumfin. Ndërkohë, Bayerni parashikohet të ngjitet nga vendi i 13-të në të dytin, ndërsa PSG të humbasë dy pozicione. Pra, Opta e konsideron Realin ndër më të fortët në fazën e parë, por dyshon në aftësinë e tij për ta shndërruar këtë dominim në një tjetër trofe europian.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar