Sport
Simeone: Jam plotësisht dakord me Mateun
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Atlético Madridit, Diego Simeone, ka folur për të ardhmen e tij në stolin e klubit madrilen, duke mbështetur plotësisht qëndrimin e drejtorit të futbollit, Mateu Alemany, lidhur me rinovimin e kontratës.
I pyetur për vazhdimësinë e tij te Atletico, Simeone u shpreh se nuk kishte nevojë të shtonte asgjë mbi atë që kishte thënë Alemany.
“Shpjegimit të Mateut nuk ka nevojë t’i shtojmë absolutisht asgjë. Jam plotësisht dakord me gjithçka që tha dhe shpjegoi ai”, deklaroi trajneri argjentinas.
Sipas mediumit spanjoll “Marca”, Mateu Alemany kishte theksuar më herët se marrëdhënia mes Atletico Madridit dhe Simeones është e veçantë dhe se çështja e rinovimit do të trajtohet në mënyrën e duhur, pa vendosur afate të panevojshme.
Simeone, nga ana e tij, nuk dha ndonjë sinjal për një marrëveshje të re, por tregoi se është në të njëjtën linjë me drejtuesit e klubit.
Sa i përket objektivave sportivë, trajneri theksoi se aktualisht mendon vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Vikingut në Ligën e Kampionëve.
“Afati im i vetëm është ndeshja e nesërme. E njihni mënyrën time të punës: përqendrohem te ajo që kemi përpara dhe duhet të vazhdojmë në të njëjtën linjë”, u shpreh Simeone.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: