Aktuale
Hakimi: I njohim pikat e forta dhe dobësitë e Romës
Reklamë e Sponsorizuar
Achraf Hakimi ishte protagonist në konferencën për shtyp të PSG-së, në prag të përballjes me Romën në Champions League. Mbrojtësi maroken foli për sfidën, të ardhmen në Paris dhe çështjen e apelimit të Marokut në CAS:
“Parisi është shtëpia ime. Dua të qëndroj këtu edhe për shumë vite. Po iu dërgoj një mesazh Nasser Al-Khelaifit dhe Luis Campos.
Ndihem krenar që jam këtu dhe shpresoj të qëndroj gjatë, ashtu si Marquinhos, një legjendë e klubit. Parisi është qyteti im, ky është klubi im dhe jam i lumtur. Shpresoj ta ndihmoj skuadrën si ai. Është shembull për të gjithë ne dhe lideri ynë”.
Për Romën u shpreh: “Po kalon një moment shumë të mirë, sidomos në Serie A. I njohim pikat e forta dhe dobësitë e saj. Dimë si të përgatitemi dhe i përballojmë të gjitha kompeticionet me të njëjtin mentalitet”.
Ai vlerësoi edhe trajnerin Luis Enrique, i cili i ka dhënë rol të rëndësishëm, besim dhe liri në fushë. Për mungesat e Doué dhe Kvaratskhelia, shtoi: “Janë lojtarë thelbësorë dhe na kanë ndihmuar të fitojmë dy Champions-et e fundit, por forca jonë është kolektivi.
Kemi një skuadër të jashtëzakonshme dhe kushdo që do të luajë do të japë maksimumin”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: