Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Senati amerikan nis hetimet ndaj JD Vance, dyshohet se favorizoi kompaninë Vitol për naftën venezueliane

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Senati amerikan ka nisur një hetim ndaj zv presidentit JD Vance pasi dyshohet se ka favorizuar kompanine e tregtimit te naftes vitol per sigurimin e një kontrate fitimprurëse me naftën venezueliane. Vance dyshohet se është takuar në dhjetor të vitit 2025 me John Addison, drejtues të kompanisë Vitol, disa javë përpara ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro. Gjatë bisedës, ai dyshohet se ka pyetur se sa shpejt mund të tregtohej nafta venezueliane në rast se SHBA-ja merrte kontrollin e furnizimeve. Shqetësimet janë ngritur nga senatorja demokrate Maggie Hassan, e cila, në një letër drejtuar zëvendëspresidentit, kërkon sqarime nëse pozicioni i tij është përdorur për të favorizuar interesa private. Hassan i ka kërkuar zyrës së Vance të dorëzojë deri më 14 dhjetor dokumentet dhe komunikimet me Addison dhe përfaqësues të Vitol, përfshirë korrespondencën e zëvendëspresidentit dhe stafit të tij. Megjithatë, pretendimet për takimin janë mohuar si nga Vance, ashtu edhe nga Addison. Hetimi përfshin edhe lidhjet financiare mes palëve. Sipas të dhënave të Komisionit Federal të Zgjedhjeve, Addison ka kontribuar me 300 mijë dollarë në mbështetje të fushatës së Vance për Senatin në vitin 2022.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar