Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​FBK me plan të ri për zhvillimin e gjeneratave të reja

Redaksia Lajmetereja • 24-11-2026 13:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​FBK me plan të ri për zhvillimin e gjeneratave të reja
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka mbajtur takim me koordinatorët rajonalë, në kuadër të përgatitjeve për zbatimin e programit për Identifikimin e Talentit dhe Zhvillimin Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD). Ky program është pjesë e Strategjisë së FBK-së 2026–2030 dhe synon identifikimin e hershëm të talenteve, zhvillimin e tyre gradual dhe krijimin e mundësive të barabarta për fëmijët dhe të rinjtë në të gjitha rajonet e Kosovës. Në takim morën pjesë koordinatorët e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit, ndërsa Gjakova përfaqësohet nga Dorant Hana, i cili mungoi për shkak të qëndrimit jashtë vendit. Të pranishëm ishin edhe drejtori i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore të FBK-së, Granit Rugova, si dhe përfaqësues të Shoqatës së Trajnerëve dhe trajnerë të federatës. Gjatë takimit u diskutuan përgjegjësitë e koordinatorëve, plan-programi i punës dhe hapat konkretë për nisjen e aktiviteteve në gjashtë rajonet e Kosovës. Një prej objektivave kryesore është që programi LTAD të ndërlidhet me krijimin e identitetit të lojës së Përfaqësueseve të Kosovës, në mënyrë që gjeneratat e reja të zhvillohen sipas parimeve të përbashkëta teknike, taktike dhe edukative. FBK ka bërë të ditur se në periudhën e ardhshme do të vazhdojë përgatitjet për fillimin e grumbullimeve dhe aktiviteteve rajonale, në bashkëpunim me klubet, trajnerët dhe institucionet përkatëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar